Taulant Balla thirrje SPAK: Tha se GAZPROM i kishte ofruar ryshfet, duhet marrë nën hetim
Balla: Kishte dalë sot ai, ai zotëria sot dhe shpresoj që SPAK-u të mos e ketë pushim sot. Kishte dalë Sali Berisha dhe thoshte se Gazpromi i paska ofruar ryshfet për TAP-in. Minimalisht është “moskallëzim krimi”, sepse dikush të ofrohet të japë ryshfet është tentativë korrupsioni dhe është krim. Uroj që ta dëgjojë Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion. Ta thërrasë zotërin, se meqë Gazpromi paska mbërritur deri aty sa t’i afrohet kryeministrit të asaj kohe të Shqipërisë dhe t’i ofrojë ryshfet, kjo është diçka e rëndë.