Taulant Xhaka i befason të gjithë, i rikthehet futbollit të luajtur. Ja ku firmosi ish-lojtari i Kombëtares, do të jetë edhe trajner

0

Taulant Xhaka ka surprizuar me të ardhmen, pas njoftimit të ndëprerjes së bashkëpunimit me Bazelin, teksa së fundmi është prezantuar te skuadra shqiptare Dardania Bazel, që militon në ligën e katërt të Zvicrës. 34-vjeçari do të jetë trajner-lojtar në skuadrën që administrohet nga shqiptarët.

Lajmi për tranisferimin e Xhakës, është konfirmuar edhe nga vetë klubi i Dardania Bazel në rrjetet sociale, teksa ndihmës trajner do të jetë Argjent Trukaj. Duket se prania e Xhakës në skuadër nuk është vetëm një forcim për ekipin, por edhe një nder për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania

Mirë se vjen, Legjendë!

Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.

Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.

Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.

Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!

Me Respekt

FC Dardania Basel