Tayna flet për herë të parë për jetën personale

0

Një ndër reperet më në zë të momentit është padyshim Tayna. Prej pak vitesh në tregun muzikor, Tayna bëri diferencën duke u kthyer në një fenome në një kohë fare të shkurtër.  Sigurisht, reperja ka lënë hapësirë që të flitet për sukseset e saj ndërsa kur vjen puna tek jeta sentimentale, është treguar shumë hermetike.

Ajo është treguar kaq e rezervuar saqë nuk ka treguar asnjëherë për asnjë lidhje të sajën. Mirëpo ndjekësit janë bërë kuriozë, dhe duke marrë shkas nga një bashkëbisedim virtuaë që ka bërë me ta, është “ngacmuar” për këtë temë. Pyetjes nëse është single, reperja ka treguar se nuk është e angazhuar në një lidhje.

Sakaq, përsa i përket muzikës ajo ndodhet në kulmin e karrierës. Ajo ka premtuar disa bashkëpunime ndërkombëtare, njërin prej të cilëve e publikoi pak javë më parë me artistin francez L’Algerino. Dueti i fundit e bëri bashkë me Flori Mumajesin, ndërsa është përfolur se Tayna po përgatit hitin e ri, kësaj here me Don Xhonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu