Të ardhurat nga Champions, fitime rekord për PSG dhe Inter!

0

Kurorëzim që pritej prej kohësh në shtëpinë e PSG-së.

Një triumf që mungonte shumë në vitrinën e trofeve, ndërsa drejtuesit e PSG-së kanë arsyeje të tjera për të qënë të lumtur.

Klubi kryeqytetas do marrë gjithsej, 148.4 milionë Euro nga UEFA.

Rreth 6.5 milionë Euro ishte bonusi i siguruar pas ngritjes së titullit në qiellin e Mynihut, ndërsa 4 milionë të tjera me të garantuar kualifikimin në Superkupën e Europës kundër Tottenham më 13 Gusht.

Për më tepër, PSG është skuadra e dytë që kualifikohet në Botërorin e Klubeve të vitit 2029, kjo falë renditjes historike për t’u bashkuar me kampionët e Champions League aziatike, Al Ahli.

Edhe për Interin aventura Europiane mund të konsiderohet i frytshëm vetëm në aspektin financiar. Zikaltërit përpiqen të ngushëllojnë veten me shifrat. Fitimet sezonale në Europë arritën shifrën prej 132 milionë Euro, duke thyer rekordin e mëparshëm që datonte nga sezoni 2022/23, me mbi 101 milionë Euro.

Kjo është shuma totale e përfituar nga Interi në të gjithë aspektet, si pjesëmarrja në kompeticionin Europian, rezultatet e arritura, raundet si dhe për të drejtat televizive dhe renditja historike.

Këtyre duhet t’u shtojmë edhe fitimet nga biletat, ku vetëm Inter-Barcelona pothuajse solli 15 milionë Euro.