Të arratisurit e fundit! Kapet shqiptari dhe pakistanezi në Greqi, gjenden në banesë

0

Katër shqiptarët dhe pakistanezi që u arratisën dy ditë më parë nga burgu i Kretës, janë rikthyer në qelitë e tyre për të vijuar vuajtjen e dënimit. Shqiptari i katër Bledar Frroku dhe pakistanezi janë vënë në pranga ditën e sotme. Ato u gjetën nga autoritetet greke brenda një banese, jo shumë larg burgut.

Bledar Frroku është 33 vjeçari nga Shën Kolli, i cili u vu në pranga së bashku me pakistanezin. Frroku ishte me profesion bojaxhi, ndërsa është dënuar në 2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobë për “trafik lendesh narkotike”.

Të arratisur ishin: Olis Thoma Prifti, 43 vjeç, me origjinë nga Dropulli dhe Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka dhe Ardian Qamil Meta, nga Grabjani, Divjake, dënuar me 24 vjet burg ne 31.10.2017 per “grabitje”. Për pakistanezin nuk janë dhënë ende detaje në lidhje me identitetin e tij, e vetmja gjë që dihet për të është se është 35 vjeç dhe i dënuar tre herë me burgim të përjetshëm për tre vrasje.

SI NDODHI ARRATISJA?

Shqiptarët dhe pakistanezi, ndodheshin në Komisariatin e Policisë në Chania pasi ishin transferuar nga burgjet e Athinës për tu vendosur përfundimisht në Qendrën e Paraburgimit në Agia. Duke qenë se transferimi i tyre ishte bërë ditën e shtunë dhe sekretariat e burgjeve ishin të mbyllura, ishin caktuar të qëndronin në qelitë e paraburgimit në Chania. Ata nuk vendosën të prisnin të hënën, por sharruan hekurat e tualetit me limë e më pas çanë murin me forcë duke përdorur hekurat e nxjerrë nga vendi dhe rifituan lirinë!

Të pestë kanë arritur të marrin një furgon me ngjyrë të verdhë dhe të largohen nga zona në mënyrë që të mos ishin në qendër të vëmendjes së autoriteteve. Mungesa e tyre u vu re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard të të arrestuarve. Por 5 i dolën mangët. Pas braktisjes së furgonit të verdhë, në komisariat është bërë një tjetër denoncim për një makinë tjetër të vjedhur. Bëhet fjalë për një makinë të bardhë me karroceri të cilët dyshohet se e kanë marrë shqiptarët dhe pakistanezi për të vijuar rrugëtimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu