Azem Hajdari: Falenderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babanë tim si president i përjetshëm i kësaj partie. PD është mbi çdo pjesëtar, është thirrja e zemrës së njeriut. Ftoj të gjithë moshatarët e mi dhe të gjithë rininë që të investojnë në tokën, dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ky kuvend dhe çdo kuvend që PD të mbajë të jetë në përmirësimin e kësaj partie, që ka qenë aty në momentet më kritike të vendit.