“Te dekolteja prapë ke…”/ Manushi vë në siklet Meri Shehun: Çfarë ka ndodhur?

0

Moderatori i “Top Arena”, Ed Manushi, ka vënë mbrëmë në siklet Meri Shehun. Teksa i përmendi sërish veshjen, Manushi tha se ish-banorja e “Big Brother VIP3” është ndryshe.

Kjo gjë u pohua nga astrologia e njohur, që vijoi duke thënë:

“Më ndodhin edhe mua gjëra të bukura gjatë jetës. Pavarësisht se jam veshur me të zeza nga brenda jam me ngjyra”.

Pjesë nga biseda:

Manushi: Unë me Merin kam patur një dialog aq të bukur sot te dhoma e grimit

Meri: Po jemi kënaq

Manushi: Meri ishte ulur te divani, kishte ulur dritën dhe po meditonte. Kur e pashë aty i thashë ‘Meri të shoh sot në një mood shumë të lezetshëm’. Ça ke që ke një lumturi të brendshme sot, jo atë rrezatuese. Megjithëse te dekolteja prapë ke ekzagjeruar, po shumë mirë ke bërë

Meri: Më ndodhin edhe mua gjëra të bukura nganjëherë, kështu të këndshme. Megjithë se jam veshur me të zeza përsëri ndihem brenda meje plot me ngjyra

Manushi: Nuk e ke idenë se sa urime marr për ty gjatë ditës

Meri: Faleminderit

Manushi: Dal për të blerë bukë ‘Meri’, dal të blej kos ‘Meri, Meri’. Nuk dal më

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu