Të dënuar padrejtësisht për vrasjen e Malcolm X, dy burrat pritet të shfaqësohen

0

Dy burrat e dënuar për vrasjen e liderit të të drejtave civile, Malcolm X në vitin 1965, pritet të shfajësohen të enjten. Dailymail shkruan se sipas raportit të Times, Muhammad Aziz, 83 vjeç, dhe i ndjeri Khalil Islam, i cili kaloi dekada në burg për krimin, do të shfajësohen pas një hetimi gati dy-vjeçar nga avokatët e tyre dhe zyra e prokurorit të qarkut Manhattan.

Në një intervistë me Times, Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Cyrus Vance Jr. kërkoi falje në emër të atyre që dënuan dy burrat muslimanë me ngjyrë dhe pranoi se gabimet kryesore ndodhën gjatë gjyqit të vitit 1966.

“Kjo tregon të vërtetën se zbatimi i ligjit gjatë historisë shpesh ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij. Këta burra nuk morën drejtësinë që meritonin,” tha Vance Jr.

Vendimi për të anuluar dënimet e tyre vjen pas një hetimi 22-mujor mbi pretendimet se prokurorët, FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut mbajtën prova vendimtare në rastin që do ta lironin dyshen, të cilët morën burgim të përjetshëm për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar në vrasjen, por u liruan me kusht në vitet ’80. Të dy burrat kanë këmbngulur për pafajësinë e tyre për tërësinë e burgosjeve që patën. Për më tepër, njeriu i tretë i arrestuar për vrasjen, Thomas Hagan, i vetmi nga tre që rrëfeu krimin, këmbënguli prej kohësh se Azizi dhe Islami nuk ishin fajtorë.

Hagan, së bashku me çiftin që së shpejti do të shfajësohet, u tha hetuesve se Malcolm X ishte në shënjestër për shkak të ndarjes së tij në vitin 1964 me udhëheqjen e organizatës politike, një lëvizje për të cilën ai kishte dikur shërbeu si zëdhënësi kryesor. Hagan u lirua nga një burg në prill të vitit 2010 në moshën 69-vjeçare, duke vuajtur 45 vjet të dënimit të përjetshëm.  Ndërkohë që historianët dhe ekspertët ligjorë kanë ngritur prej kohësh pyetje në lidhje me dënimet, duke thënë se tre burrat myslimanë me ngjyrë ishin arrestuar me nxitim dhe gjykuar mbi prova të pakta.

Malcolm X u qëllua për vdekje ndërsa po mbante një fjalim në sallën Audubon Ballroom të Harlem më 21 shkurt 1965. Tre burra u dënuan në vitin 1966. Mujahid Abdul Halim (i njohur si Talmadge Hayer dhe Thomas Hagan), Aziz dhe Islami u dënuan me burgim të përjetshëm. Për vite me radhë, Azizi dhe Islami thanë se ishin të pafajshëm. Halim tha se ai mori pjesë në atentat, por ai mbajti pafajësinë e dy burrave të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu