Vendet e Perëndimit kanë katër të dërguar të posaçëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I emëruari i fundit është nga Mbretëria e Bashkuar, Stuart Peach i cili ka qenë shefi i Komitetit ushtarak të NATO’s dhe shef i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.
Emisarë në Ballkan kanë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mirosllav Lajçak është përfaqësues i posaçëm i BE’së, i cili ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë. Ai e ka marrë pozitën si përfaqësues i BE-së në prill të vitit 2020.
Dy emisarët e tjerë në Ballkanin Perëndimor janë nga Shtetet e Bashkuara. Gabriel Esocbar është përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, i emëruar në shtator të këtij viti. Ai ka qenë zëvendësambasador i SHBA’së në Serbi.
Mathew Palmer është gjithashtu përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për reformën zgjedhore në Bosnjë-Hercegovinë.