Të divorcuar prej vitesh, Eros Ramazzotti krah ish-gruas për ditëlindjen e vajzës

0

Divorci mes çifteve ka zero vlerë kur bëhet fjalë për lumturinë e fëmijëve! Ky është edhe rasti i artistit italian Eros Ramazzotti, i cili ka zgjedhur të lumturojë të bijën me rastin e ditëlidnjes së saj duke u bashkuar me ish-gruan, shumë vite pas ndarjes.

Përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale Ramazzotti shihet teksa puth të bijën në faqe, ndërsa në anën tjetër është ish-gruaja e tij, Michele Hunziker.

Të tre shihen mjaft të lumtur ditën që vajza e tyre, Aurora mbush 25 vjeç. “Love 25,”- janë fjalët që shoqërojnë këtë postim.