“Të djegësh jorganin për një plesht”, Rama: E vetmja rrugëdalje e Kosovës, dialogu me Serbinë krah aleatëve

0

Kryeministri Edi Rama, në seancën e posaçme për rezolutën e Kosovës, është shprehur se është urrejtja, ajo që përndjek “Shqiptarinë”, kur përmend në këtë rast, Hashtim Thaçin. Rama e krahason ish presidentin me shpendin simbolik të shqiponjës, ku thotë se edhe nga Haga ka ndikim në luftën politikë të Kosovës. Megjithatë, Rama u është referuar dhe atyre elementë të cilët sipas tij “janë duke djegur jorganin për një plesht” duke rrezikuar kështu dialogun, të cilin e veçon si të vetmen rrugë për normalizimin e situatës.

Edi Rama: Thelbin e qorrbelasë politike që e përndjek Shqiptarinë, që nga viti 1912 e dini si e ka emrin? Urrejtje! Urrejtja për Hashim Thaçin! Si fitimtar i luftës që donte me doemos të fitonte dhe paqe. Po atë shprehjen, të djegësh jorganin për një plesht?!

Nuk ka kafshë më të keqe se njeriu kur humb arsyen dhe nuk ka egërsi të dytë si ajo e pleshtit të urrejtjes.

Hashim Thaçi është një shqiponjë, që edhe në kafazin e Hagës i pengon jo pak koka politike të mendojnë të lirë se si duhen ta fitojnë luftën politike. Shumë kush andej dhe disa këtej, janë gati të djegin për pleshtin e urrejtjes së tyre jorganin e sigurisë së Kosovës së bashku me të Shqipërisë, po të djegin vetë procesin e formësimit të subjektivitetit të Kosovës që kalon vetëm e vetëm përmes shtegut të vështirë të dialogut normalizimit dhe paqes përfundimtare me Serbinë krah për krah me aleatët dhe me asnjë tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu