Të dua shumë Donald’, Arbana i kthehet Arbërie Hadërgjonajt: S’ke patur këtë mendim

0

Spektakli i 1 Janarit ka qenë plot surpria për banorët e ‘Big Brother Vip’. Këngëtarja Beatrix Ramosaj është surprizuar nga tezja e saj Arbërie Hadërgjonaj. Albëria teksa përqafonte mbesën, tha se Beatrixën e ka si vajzën e saj dhe është shumë e lumtur që ajo po përjeton këto emocione me Donaldin. Moderatorja Arbana Osmani i është ktheyer pas këtij komenti Arbëries, duke i thënë se në fillim nuk ka patur këtë mendim për aktorin Donald Veshaj.

“Donaldin e kam shumë zemër, të dua shumë Donald”,- i tha Albëria Donaldit ndërsa Arbana ndërhyri dhe i kujtoi deklaratën që bëri pak kohë më parë, ku ia linte fajin produksionit.

“Sikur s’ke patur këtë mendim para ca kohësh, kam lexuar ca tituj portalesh hëhëhë”,- i tha Arbana, referuar intervistës ku Albëria shprehej se produksioni po i shfrytëzon për shikueshmëri Beatrixën dhe Donaldin.

“Shiko se po e vë veten në prizmin e nënës. Shqiptarët më mirë dinë punët e tjetrit sesa të vetat. Beatrix është një vajzë e re, që pëlqen një djalë dhe i dha dritën jeshile, s’ka asgjë të keqe, unë kam lënë burrin me kalamaj, s’u bë nami”, -u përgjigj Albëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu