GREQI- Kreu i SYRIZA-s në Greqi Stefanos Kasselakis dhe partneri i tij Tyler Macbeth kanë celebruar martesën e tyre në tarracën e Kopshtit Botanik të Chania pak pas orës 18:00. Fillimisht çifti mbërriti nën masa të rrepta sigurie në vendin e ceremonisë, ndërsa të ftuarit e tyre kishin nisur të vinin pak më herët.
Një makinë patrulle e Policisë ndodhej në hyrje të rrugës private që të çon në Kopshtin Botanik, duke penguar hyrjen e atyre që nuk ishin të ftuar në dasmë, shkruan Protothema. Ndërkohë, autoritetet policore në Chania proceduan në arrestimin e dy personave, pasi pavarësisht kërkesës së presidentit të SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis, që të respektohej privatësia e ceremonisë së tij martesore, por kjo nuk u bë aspak e mundur.
Konkretisht, Drejtoria e Policisë së Chanias ka proceduar në arrestimin e dy personave, teksa është tentuar për të bërë pamje ajrore me anë të dronit, nga ceremonia e martesës së Presidentit të SYRIZA-s dhe bashkëshortit të tij, Tyler Macbeth, në Kopshtin Botanik të Chanias.
Stefanos Kasselakis dhe Tyler Macbeth janë futur sërish në ambientet e ceremonisë me një makinë private, me synimin për të shmangur kamerat, ndërsa për një ditë tjetër masat e policisë kanë qenë drastike për të siguruar privatësinë e momenteve personale të çiftit. Sipas mediave lokale, është aktivizuar edhe një sistem anti-drone në mënyrë që çdo dron në distancë të afërt të mos mund të fluturojë dhe të regjistrojë video nga lart. Në të njëjtën kohë, ata u kërkuan të ftuarve që të dorëzonin celularët para fillimit të festës së dasmës.