Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një raport të Eurostat-it, sipas të cilit Shqipëria renditet e fundit për të ardhurat për frymë dhe konsumin dhe shkaktare sipas tij është qeveria me politikat e saj. Të dhënat e Eurostat, sipas Agalliut, tregojnë realitetin shqiptar, ku edhe me vendet e rajonit diferenca është e konsiderueshme.
Postimi i plotë i deputetit Agalliu:
Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë edhe njëherë relatitetin shqiptar. Edhe me vendet e rajonit diferenca është e konsiderueshme. E tillë do të vijoj të jetë renditja për aq kohë sa nuk ka politika qeverisëse të cilat bazohen mbi zhvillimin e qëndrueshëm, liberalizimin e tregjeve, larg klientelizmit e mbi të gjitha një administratë e pa korrputuar.





