TIRANË- Deputeti socialist, Pandeli Majko gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur në lidhje me projektligjin për faljen e gjobave të ndërtimeve paleje. Majko gjatë fjalës së tij tha se projektligjet me procedurë të përshpejtuar njoftohen në seancë dhe se nuk është e shkruar gjëkundi se duhet të vendosen në tavolinë.
Ai shtoi se opozita e ka barazuar sjelljen e keqe dhe të paedukatë. Sipas tij të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë. Majko tha se njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës, jo nga mënyra e të ulëriturës.
Pandeli Majko: Projektligjet me procedurë të përshpejtuar njoftohen në seancë, nuk është e shkruar gjëkundi se duhet të vendosen në tavolinë. Kam kaluar eksperiencën edhe në opozitë, nëse do të ishte pr.ligj për blerjen e shitje e kushedi keni të drejtë të flisni.
Por ne po flasim për falje gjobash, e keni barazuar sjelljen e keqe dhe të paedukatë me të bërit opozitë. Të fyesh nuk është opozitë, por është paedukatë. Ju mendoni se do ju vlerësojnë si partizanë të së drejtës, në veri dhe Jug njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës, jo nga mënyra e të ulëriturës.