“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu, të mprehin brisqet për të lidhur emrin tim me Sigurimin e shtetit”, Meta “i ashpër”: Turp për faqezinjtë që merren me çështjen I.M

0

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish sa i takon akuzave ndaj tij si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit, duke u shprehur se kushdo që po merret me këtë çështje për dëmtimin e imazhit të tij do të marrë ndëshkim ligjor.

Përmes një postimi në Facebook Meta shkruan se çështja I.M është sqaruar nga vetë i përndjekuri, duke shtuar se në opozitë ka ende “korporata” e “faqezinj” të korruptuar nga Rama.

Postimi i plotë:

Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama. Në krye të opozites s’ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e incineratorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu