GREQI– Nëna e 42-vjeçarit, i rrahur për vdekje nga dy 24-vjeçarë shqiptar në Rafinë, kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e fëmijës së saj.
Sipas Protothemës, ajo kërkoi dënimin maksimal për dya autorët shqiptar dhe u shpreh se nëse do të kishte qenë dhe djali tjetër i saj ajo do të vajtonte 2 djem tani.
“Kam bërtitur që vrasësit e fëmijës tim të kapeshin dhe tani të gjykoheshin e të kalben në burg. Nëse fëmija im tjetër do të shkonte me vëllain e tij atë natë, mund ta kishin vrarë edhe atë. Nuk mund të flas, respektoni dhimbjen tonë”.-tha ajo.
Që në momentin e parë nëna e 42-vjeçarit kërkoi që të gjendeshin vrasësit e fëmijës së saj dhe tashmë që dy autorët janë arrestuar dhe pritet të dalin në gjykatë.
Në të njëjtën kohë, ditën e djeshme nga dera e prokurorisë kanë kaluar 24-vjeçarët me origjinë shqiptare, të cilët i kanë proceduar për vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje. Më pas ata janë sjellë para hetuesisë ku kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat për të kërkuar falje.
Policia e Drejtorisë së Sigurisë së Atikës ka grumbulluar dëshmi nga lokali si dhe materiale nga kamera e sigurisë së dyqanit që ka regjistruar arratisjen e autorëve dhe u çuan në gjurmët e tyre.
Sipas informacioneve, dy 24-vjeçarët, pas sherrit vdekjeprurës, kanë dalë në rrugën Vassileos Georgiou, kanë hipur në një xhip blu dhe janë zhdukur. Sipas dy autorëve, në sherr janë përfshirë gjithsej pesë persona, por ata të dy e kanë goditur 42-vjeçarin, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdrejt në rrahje.
Autoritetet kanë identifikuar dhe pjesën tjetër të kompanisë, ndërsa njëkohësisht po hetojnë se cili nga dy 24-vjeçarët ka qenë ai që ka menaxhuar goditjen fatale në kokë të viktimës.