Të lidhur e të përulur/ Djali i jep dhuratë liderit çeçen dy ushtarë ukrainas të zënë rob

0

Udhëheqësi i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov, një nga aleatët e e Vladimir Putinit gjatë luftës në Ukrainë njihet për radikalizmin e tij.

Së fundmi, në një video të publikuar, ai shfaqet teksa pranon një “dhuratë” nga ushtarët e tij. Dhurata në fakt janë dy ushtarë ukrainas të zënë rob.

Në video, 2burrat, të identifikuar nga analistët si të burgosur ukrainas, i kanë duart e lidhura pas shpine dhe kanë kapuçët e tërhequr mbi kokat e tyre ndërsa marshojnë nën kërcënimin e armëve drejt Kadyrov, i cili del para dhe i pret i buzëqeshur.

Të lidhur e të përulur/ Djali i jep dhuratë liderit

Më tej në video, ndërsa burrat qëndrojnë në këmbë, gati dyfish të përkulur me ushtarë rusë që i mbajnë nën kërcënimin e armëve, djali 16-vjeçar i Kadyrov, Ahmad, ia paraqet babait të tij si skllevër.

Kadyrov u mburr në Telegram se djemtë e tij Ahmad, 16, Eli, 15 dhe Adam, 14 vjeç, “vizituan vijën e frontit, ku aktualisht po zhvillohen beteja të ashpra me nacionalistët ukrainas”.

Ai shtoi se tre djemtë “u afruan pranë pozicioneve të armikut dhe siguruan mbulesë zjarri për luftëtarët që përparonin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu