Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të cilët ndodhen prej ditësh në burg në Serbi. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve Shqipëri- Serbi nëse ata nuk lirohen.
“Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e një shteti tjetër, duke ngritur zërin për arrestimet në veri nga forcat policore të Kosovës ëhstë shqetësuese sepse shtetet demorkatike nuk i përgigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara të të drejtave të bashkëkombasve të një shteti tjetër. Nëse serbia ka pretendime për arrestime arbitrare në veri të Kosovës, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë ne Serbi por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia që duhet normalizuar, që është marrëveshja që duhet finalizuar.“, tha Rama.