Atentati ndaj Can Kariçit në Kodër Kamëz është regjistruar nga 4 kamera sigurie të bizneseve pranë vendit ku ndodhi vrasja. Sipas pamjeve filmike është zbuluar se autorët kanë qenë të maskuar me kapele.
Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave për të zbardhur krimin që tronditi mbrëmjen e së enjtes kryeqytetin. Can Kariçi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, teksa në makinën e tij u gjet një armë.