Pyetje: Në rrjet qarkullon një deklaratë e juaja ku keni thënë se mund të mbjellim grurë në mars. Keni një deklaratë për këtë?
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca: Nëse e gjen në deklaratë timen në media të sfidoj ta sjellësh këtu. Nëse unë do çmendesha unë, nuk do më linte ekipi im ta thoja një gjë të tillë.
Situata në vend për shkak të luftës:
Krifca: Një gamë e produkteve të shportës prodhohen në vend, dhe ne mund të mbulojmë nevojat e vendit 100%, do vijojmë bashkëpunimin ekonomik me vendet e tjera.
Jemi në komunikim me aktorët e tregut, situata është e luhatshme por duke qenë në partneritet me ta, ne do kemi mundësinë të kuptojmë dhe nevojat që do duhet të adresojmë. Jemi pjesë e komunitetit të menaxhimit të krizave për vendet e BE dhe ato që aspirojnë të jenë pjesë.
Jemi në krye të punës për të monitoruar dhe për të kuptuar se sa e mundur është krijimi i tregjeve të reja.