“Të mos kthehemi prapë këtu pas 2 vitesh”, Shehi voton pro zgjatjes së vettingut

0

Edhe deputeti i opizitës dhe aleati i Partisë Demokratike Dashamir Shehi votoi pro zgjatjes së afatit të vettingut. Edhe pse u shfaq shuëm kritik sot në Kuvend në lidhje me mënyrën se si ka ecur vettingu dhe reforma në drejtësi në 5 vitet e fundit, Shehi shprehu besimin se reforma në drejtësi është e vetmja nismë që mund fusë Shqipërinë në shinat e duhura. Më tej, ai theksoi se duhet të diskutohet se çfarë do të bëhet me gjyqtarët dhe prokurorët nëse duhet të zëvendësohen n.q.s. rezultojnë jo të zotë apo të shtohen të tjerë nëse numri është i pakët.

Shehi kërkoi që të mos rikthehen pas dy vitesh për të diskutuar sërish për zgjatjen e vettingut në drejtësi.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu