Të moshuarit vijojnë problemet me vaksinën / Tre orë për të gjetur një emër

0

Procesi i vaksinimit u duk sikur do të vijonte normalisht ashtu sikurse ditët e mëparshme, megjithatë dita e sotme është shoqëruar me disa problematika. Kjo për shkak se personat, të moshuarit që janë mbi 80-vjeç, kanë marrë rekomandim nga mjeku i familjes dhe janë lajmëruar nga qendra shëndetësore përkatëse, por po hasin vështirësi për të kryer vaksinimin.

Kjo për shkak se emri i tyre nuk është i shënuar në listën përkatëse te personat përgjegjës që janë të vendosur në hyrjen kryesore të stadiumit ‘Air Albania’.

Të moshuarit janë shprehur për Fax News se nuk janë lejuar që të futen në ambientet e brendshme pasi nuk iu është shënuar emri në listë.

“Shi sa bukur punojnë, kam nonën 90-vjeç dhe shife nuk i gjejnë dot emri. Është në moshën përkatëse, por nuk dinë të punojnë, nuk i gjejnë dot emrin. Dje na lajmëruan sille, e sollën dhe tashi thotë ska emrin në listë. Tashi ku është faji jonë këtu. Tre orë për të gjet një emër. Në na morën nga ambulanca e lagjes, na thanë shkoni atje në orën 9 te Air Albania. Vijmë këtu na thotë se ka emrin, tashi faji i kujt është? Faji jonë është? S’dinë të organizohen. Ca faji kanë njerëzit, i thonë hajde, vijnë. Janë pleq nga 90-vjec. Se di ca të them.”, u shpreh djali i njërës prej të moshuarave që po priste jashtë ambientit të ‘Air Albania’.

“Na thanë te poliklinika duhet të vini, vijmë këtu na thonë s’është emri. Jemi lajmëruar nga doktoresha dhe emri nuk ka ardhur këtu. Unë kam burrin 90-vjeç. Nuk ka emrin dhe s’ka si futet, plotësuam dhe formularin. Po vijmë vërdallë dhe nuk e dimë ku të vemi. Jemi të shqetësuar, unë mezi e kam sjell atë sot.”, u shpreh bashkëshortja e njërit prej të moshuarve që priste të vaksinohej.

“Moj vajzë neve na lajmëruan nga ambulanca të shkoj plaku të bëj vaksinën. Vijmë këtu nuk e ke emrin na thonë. Si shpjegohet?”, u shpreh një tjetër qytetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu