Të paparashikuar! 6 punonjës fusin tubacionin 1.3 km të gjatë dhe vjedhin naftë bruto. Kapen nga Albpetrol

0

Albpetrol ka kapur një vjedhje te naftës bruto në zonën e Usoje-Qafe Kashit, një tubacion 1.3 km i gjate që normalisht duhet të bëj pompimin e ujit teknologjik në puse.

Mësohet se në piken e dekantimit, në separatorët që kryejnë këtë proces, fillimisht është pompuar ujë për pak sekonda, e me pas është nxierrë naftë, fakt që është konstatuar nga Albpetrol dhe një task forcë e ngritur pranë kësaj drejtorie.

Pompimi i naftës është totalisht i ndaluar dhe kjo shkelje mendohet se është kryer edhe herë të tjera. Burimepranë kompanisë bëjnë me dije se dyshohet që të përfshirë në këtë proces janë rreth 6 punonjës të qendrës së prodhimit të naftës Fier, të cilët në shkelje me ligjin kanë pompuar naftën me qëllim për ta marrë më pas atë nga separatori.

Pas konstatimit, Albpetrol ka njoftuar policinë Mallakastër dhe krimin ekonomik qe kanë vendosur edhe bllokimin e pikës së dekantimit dhe menjëherë kane çuar autobotet që kanë marrë lëndën, e kanë peshuar dhe autobotet janë nisur në komisariat ku pritet te kryhet edhe ekspertiza qe do të përcaktojë sasinë e naftës së vjedhur.

Autobotet që ndodhen pranë drejtorisë së policisë kanë marrë sasinë e lendës pas kërkesës së kompanisë për ta hequr atë nga separatori dhe nuk janë të përfshirë në vjedhjen e naftës.

Nga ana e policisë nuk ka asnjë njoftim zyrtar për personat e ndaluar apo shoqëruar dhe rolin e tyre në këtë skemë vjedhje, ndërsa hetimet pritet të nxjerrin nëse kishte kohë që kryhej ky veprim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu