SHÇBA po vepron me “dorë të hekurt” në qarkun e Gjirokastrës.
Burime të “Fax News” bëjnë me dije se në policinë e Përmetit procedohet penalisht shefi i komisariatit, Petrit Gjokaza, ish-shefi i krimeve Shpetim Makashi dhe specialistë policie të zonës.
Burimet bëjnë me dije se funksionarët e lartë të policisë dyshohet se janë të implikuar në kultivimin e një parcele me kanabis të evidentuar nga SHÇBA gjatë muajit shtator.