Të rinjtë në gjendje të rëndë /Ka ardhur varianti britanik

0

Gjendja e spitaleve Covid është e rëndë.Ku pacientët luftojnë me jetën.

Drejtori i “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, shpjegon se si bëhet ndarja e urgjencave, në bazë të kodeve mjekësore.

“Kodi blu, ndihma jepet menjëherë, në kodin e kuq jepet për 15 minuta, ndihma nga mjeku e kështu me radhë. Të shtruar aktualisht janë 220”, thotë ai.

Kapisyzi shton më tej se gjendja e pacientëve është në gjendje të rëndë dhe apelon që të mos neglizhohet ardhja në spital.

“Këtu janë të sëmurë shumë të rëndë. Mos e neglizhoni Covid-in. Trajtohuni që në fillim. E rëndësishme është që kurrë pacientët nuk duhet të këmbëngulin të rrinë në shtëpi”, thotë ai.

Lufta më e madhe bëhet në pavione, aty ku pacientët janë më të rënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu