Një grup të rinjsh dhe aktivistësh serb për të drejtat e njeriut protestuan përpara muralit të ish-gjeneralit famëkeq në Luftën e Bosnjes Ratko Mladiç në Beograd. Aktivistët kërkuan që të mos respektohet Mladiç, i cili është dënuar nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm për spastrimin etnik në Srebrenicë në 1995.
Disa organizata joqeveritare i bëjnë thirrje autoriteteve serbe që të shembin muralin në nder të 79-vjeçarit.
“Problemi jonë më i madh është se çfarë dhe kë mbrojnë atë. Mbrojnë imazhin e Mlladiçit dhe muralin”, u shpreh aktivisti Ivan Djuriç.
Një tjetër aktiviste goditi me vezë muralin e Mlladiçit.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin e konsideroi protestën e aktivistëve dhe të rinjve serb si të paligjshme për shkak të rrezikut që paraqiste për përplasje mes grupeve ekstremiste.
E gjitha nisi përpara disa ditësh kur përfaqësuesi politik Gjorgjo Gjuroviç spërkati me gëlqere muralin e të dënuarit për krime lufte në Bosnje.
Në vend mbërritën dhe simpatizantë të grupimeve ekstremiste ultranacionaliste serbe, që pastruan muralin dhe qëndruan aty për ta mbrojtur.
Mlladiç konsiderohet një pjesa më e madhe e serbëve si “hero” për veprimtarinë e tij në Luftën e Bosnjes, por Gjykata e Hagës vërtetoi se ai së bashku me njësitë ushtarake serbe të Bosnjes dhe urdhërat nga ish-presidenti i Republikës Srpaska Radovan Karaxhiç organizoi spastrimin e 8 mijë djemve dhe burrave boshnjakë në Srebrenicë.
Në vitin 2013, ish-presidenti serb Tomislav Nikoliç kërkoi falje për “krimet” e kryera nga ushtria dhe paramilitarët serb në Bosnje, por shteti serb refuzon ta konsiderojë Srebrenicën si “genocid”, ç’ka ka shkaktuar kritika dhe reagime të ashpra nga Bashkimi Europian.
Marrë nga “N1”.