4 persona mbetën të vdekur dhe 9 të tjerë të plagosur, pasi një person i armatosur hapi zjarr në shkollën e mesme Apalachee në shtetin amerikan të Xhorxhias. Autori i ngjarjes është arrestuar, konfirmojnë autoritetet.
Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai “po mban zi për vdekjen e atyre që ju ndërpre në mes jeta për shkak të një dhune të pakuptimtë me armë”.
Shumë prej nxënëse të shkollës janë ribashkuar me prindërit, dhe terreni tashmë konsiderohet i sigurt. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland tha se ende po mblidhet informacion në lidhje me incidentin e rëndë.