Të shkarkuar vetëm mediatikisht! Zinxhiri komandues janë ende në detyrë pas tragjedisë së Himarës

0

Të 15 oficerët e komisarët janë pezulluar nga detyra pas nisjes së hetimeve dhe jo shkarkuar, ç’ka do të thotë ata janë ende pjesë e Policisë së Shtetit.

Zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë dhe personat përgjegjës për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu janë shkarkuara vetëm mediatikisht. A2CNN shkruan se në të vërtetë masa që është ndërmarrë ndaj zyrtarëve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është pezullimi nga detyra.

Kjo deri në përfundim të hetimeve të nisura nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Të 15 oficerët e komisarët janë pezulluar nga detyra pas nisjes së hetimeve dhe jo shkarkuar, ç’ka do të thotë ata janë ende pjesë e Policisë së Shtetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonada u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Qytetarët kanë dalë në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu