Të shtëna armësh mes policisë dhe 33-vjeçarit, vdes efektivi

0

Një oficer policie në Missouri është qëlluar për vdekje nga një person i cili hapi zjarr ndaj policisë.

Oficeri i Pavarësisë, Blaize Madrid-Evans, 22 vjeç, mbërriti me urgjencë në spital por nuk arriti që të mbijetojë pasi kishte marrë plagë të rënda në organet jetike.

Pas të shtënave, shoku i shërbimit iu kundërpërgjigj me armë agresorit. Personi që qëlloi ndaj oficerëve, u identifikuar më vonë nga patrulla e autostradës, Cody L. Harrison, 33 vjeç, nga Gladstone, u shpall i vdekur në vendngjarje.

Policia në Missouri ka nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu