Të shtëna me armë drejt Azetit? Pronari i klubit tregon dinamikën e sherrit

0

Sipas pronarit, që identifikohet me incialet A.B., pas mbrëmjes disa shqiptarë kanë sulmuar disa çeçenë dhe më pas kan filluar të konfrontohen fizikisht.

Pronari i klubit në Austri ka dhënë versionin e tij të ngjarjes pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në drejtim të eskortës së reperit shqiptar, Azet. Në një prononcim për Insajderi, ai ka thënë se arsyja e sherrit nuk është bërë pagesa.

Sipas pronarit, që identifikohet me incialet A.B., pas mbrëmjes disa shqiptarë kanë sulmuar disa çeçenë dhe më pas kan filluar të konfrontohen fizikisht. Më pas teksa vetura e rep artistit po largohej, sigurimi i klubit kishte shtënë me armë zjarri, por jo në drejtim të tyre. Qëllimi ishte të trembte ata që po konfrontoheshin e të largoheshin.

“Pagesa u kan në rregull, do shqiptar i kan rreh çeçent n’qato momente u kan tu dal Azeti me kerr. Tu rreh ju kan gjujt Azetit në kerr edhe kan gjujt allti sigurimi,”- tha ai.

Fillimisht u raportua se eskorta e Azetit dhe truprojat e klubit ishin përfshirë në një konflikt fizik që ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit për shkak të pagesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu