Të shtëna me armë gjatë ceremonisë së dasmës shqiptare, ndërron jetë një person

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bibaj në Ferizaj, ku janë regjistruar të shtëna me armë në oborrin e një salle dasmash. Nga mediat vendase raportohet se një 80-vjeçar ka mbetur i vdekur.

“Vrasja ka ndodhur në fshatin Bibaj, në oborrin e një salle dasmash”, tha Qazim Reka nga Policia e Kosovës.

Reka shtoi se dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu