Të shtëna me armë në Jeruzalem, një polic humb jetën dhe tre të tjerë të plagosur

0

 Një 30-vjeçar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë ngelur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Mediat e huaja raportojnë se sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia.

Personi i armatosur, të cilin zyrtarët e identifikuan si një anëtar i grupit Hamas, plagosi me armë zjarri dy civilë dhe dy police ku njëri prej tyre vdiq nga plagët e marra.

“Një terrorist i armatosur me një armë të tipit “Carlo” (një automatik) kreu të shtëna në qytetin e vjetër,”- tha policia në një deklaratë, duke shtuar se sulmuesi ishte “neutralizuar”, -duke konfirmuar se ata e kishin vrarë.

Qyteti i Vjetër është në pjesën lindore të Jeruzalemit të aneksuar nga Izraeli. Sulmuesi u identifikua si një palestinez 42-vjeçar nga Jerusalemi Lindor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu