Të shtëna me armë në këtë aeroport, 3 persona të plagosur, anulohen fluturimet

0

Panik në Aeroportin Ndërkombëtar “Hartsfield-Jackson” në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, pas alarmit për një sulm të armatosur, që më vonë sipas zyrtarëve rezultoi një shkrepje aksidentale e një arme zjarri.

Qindra persona që ishin në terminal në këtë moment, vrapuan nga frika, 3 prej të cilave morën plagë të lehta nga shtyrja e turmës.

Agjentët e sigurisë në aeroport tregojnë se gjatë kontrolleve të bagazheve, në çantën e një personi u gjet një “send i ndaluar” Ndërsa oficeri hapi ndarjen e çantës që përmbante “sendin e ndaluar”, pasagjeri reagoi duke kapur armën e zjarrit e cila më pas bëri shkrepje aksidentale.

Më pas ai u largua nga zona, duke dalë me vrap nga aeroporti. Agjentët u përpoqën të shpjegonin që ishte një incident i izoluar, por paniku kishte përfshirë të gjithë aeroportin.

Për këtë arsye agjentët e sigurisë së bashku me Departamentin e Policisë së Atlantës vendosën të ndalojnë të gjitha fluturimet deri në përfundimin e hetimeve për ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu