Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Kiev, humbin jetën pesë persona dhe plagosen dhjetë të tjerë

0

UKRAINA- Të shtëna me armë janë raportuar në Kiev, pas një sulmi të armatosur në rrethin Holoshivsky. Mediat shkruajnë se pesë persona vdiqën dhe rreth dhjetë u plagosën. Sulmi ndodhi në një qendër tregtare, brenda ambienteve të një supermarketi.

Autori hapi zjarr ndaj kalimtarëve, hyri në një supermarket dhe kërcënoi qytetarët. Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravchenko, tha se sulmuesi ishte një 58-vjeçar me origjinë nga Moska.

Mes të plagosurve është një fëmijë dhe një roje sigurie e dyqanit. Mediat lokale raportojnë se autori i vuri zjarrin banesës ku jetonte para sulmit.