Të shtëna me armë në rrugët e Kosovës / Plagoset dy gra, autori i paidentifikuar ende në arrati

0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kosovë, ku për pasojë janë lënduar dy gra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 ku dyshohet së një person ende i paidentifikuar ka plagosur nënë e bijë.

Policia e Kosovës bën me dije se të lënduarat janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore ndërsa autori mbetet ende në arrati.

Njoftimi i policisë Kosovë:

Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu