Të shtëna me armë, plagoset 25-vjeçari

0

Pak minuta më parë, një 25-vjeçar i identifikuar si Jurgen Ndreca, është plagosur me armë zjarri në Mamurras, në rrethana të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë policia konfirmon se ka arritur të kapë autorin.

Shkak dyshohet një konflikt i çastit.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu