Të shtëna me armë pranë një shkollë, 6 adoleshentë të plagosur

0

Gjashtë adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë pranë një shkolle në Kolorado në SHBA.

Mediat e huaja shkruajnë se të plagosurit janë të moshës 14 deri në 17 vjeç. Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjnë me dije zyrtarë të policisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa fishekë nga marrë të ndryshme. Ndërkohë sipas dëshmitarëve dyshohet se është qëlluar nga një makinë më të cilën udhëtonin disa persona.

Departamenti i Policisë njoftoi se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, ndërsa theksoi se është vendosur perimetri i sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu