Ballina AKTUALITET LAJM I FUNDIT/ Dy të vdekur brenda “Audit” në Astir (Emrat)

LAJM I FUNDIT/ Dy të vdekur brenda “Audit” në Astir (Emrat)

0

Policia ka dhënë versionin zyrtar për atentatin e ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit.

Policia konfirmoi se i është bërë atentat një mjeti tip “Audi”, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shoferi dhe pasagjeri i mjetit.

Uniformat blu sqarojnë se kanë ngritur pika kontrolli në hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. InfowebTv siguron dy emrat e personave që kanë humbur jetën, ato janë: Erigers Mihasi, 32-vjeç shoferi
Armand Dumani 26-vjeç pasagjeri

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu