GJILAN- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën Gjilan–Kamenicë, pranë një karburanti. Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave me armë, një person ka mbetur i plagosur. Ndërkohë, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
“Njësite policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet në deklaratën zyrtare.





