Të shtëna me armë zjarri në Itali, plagoset 43-vjeçari shqiptar

0

Një 43-vjeçar shqiptar u paraqit ditën e djeshme në spitalin San Giuliano në Giugliano të Italisë me plagë të shumta.

Ai ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona. Siç shkruajnë mediet e huaja, shqiptarin kanë tentuar ta grabisin dy të rinjë.

43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri në këmbë, bark dhe duar.

Sulmi ndaj shqiptarit ka ndodhur nga dy të rinjë që i janë afruar me skuter. Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe dërguan të plagosurin në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu