Të shtëna me armë zjarri në lagjen Brigada 17 Sulmuese Elbasan. Detajet e para

0

Të shtëna me armë dyshohet të jenë regjistruar në Elbasan. Mësohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen Brigada 17 Sulmuese.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Në katin e pestë të një pallati në këtë lagje, në banesën e një çifti të moshuarish ka rënë një plumb qorr.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu