SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në New Meksiko, në SHBA. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se ka një viktimë dhe disa të plagosur. Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Zona është rrethuar nga perimetri i sigurisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
“Policia e Las Cruces po merr ndihmë nga Policia e Shtetit të Nju Meksikos, Zyra e Sherifit të Kontesë Dona Ana, FBI dhe agjentë nga Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve.
Zona përreth Young Park, veçanërisht Rruga Walnut në jug të Lohman Avenue, është e mbyllur përkohësisht për trafikun. Policia inkurajon shoferët që të përmbahen nga udhëtimi ose hyrja në atë zonë,” thanë autoritet.