Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, raportohet për një të plagosur

0

PRISHTINË- Të shtëna me armë janë raportuar në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë Agron Boronci ka konfirmuar se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë.

Gjithashtu i plagosuri është transportuar në spital dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu