Të shtëna me armë zjarri në Thumanë

0

Një ngjarje me përdorim armësh zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Thumanë, në parkimin e një lokali.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:00, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, një person ende i paidentifikuar nga publiku, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar në pronësi të shtetasit K. M..

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të dëmtuar. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili është identifikuar nga strukturat policore, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të mëtejshme.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili gjatë këqyrjes ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Vijon puna për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Krujë, për veprime të mëtejshme ligjore.