Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

0

VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Dyshohet se një konflikt mes disa të rinjve ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Një nga personat e përfshirë në konflikt, sipas informacioneve paraprake ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar një here, dyshohet në ajër. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu