– Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Orikumit në Vlorë. Mësohet se disa persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, pas disa debateve që kanë zhvilluar një ditë më parë. Në debat e sipër, një prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me armë. Nuk dihet nëse ka pasur të plagosur si pasojë e të shtënave, por një person është paraqitur me plagë në kokë në spitalin e Vlorës.
Paraprakisht raportohet se nuk dihet nëse personi në fjalë është plagosur si pasojë e të shtënave me armë apo nga një goditje me qytën e pistoletës. I plagosuri është marrë në pyetje dhe pritet që nga dëshmia e tij të zbardhen detaje mbi sherrin e ndodhur ku u përdorën dhe armët e zjarrit. Gjithsesi, nuk bëhen me dije emrat e personave të përfshirë në konflikt.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Vlorës për sherrin në fjalë.