Të shtëna në Seattle/ 2 të vdekur dhe një i plagosur në një sulm me armë

0

SHBA- Dy persona kanë humbur jetën dhe një person i tretë ka ngelur i plagosur pas të shtënave në një park në Seattle. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Cal Anderson Park.

Policët pasi iu përgjigjën një raportimi për të shtëna me armë zjarri në park, gjetën në tokë tre persona të plagosur rëndë. Njëri prej tyre mësohet se ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si pasojë e plagëve të marra.

Dy personat e tjerë u dërguan në qendrën mjekësore ‘Harborview’, ku vdiq edhe njëri prej të lënduarve. Sipas raporteve të policisë personi i tretë ndodhet në gjendje kritike për jetën. Hetuesit janë në kërkim të një burri që dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes përpara se të arrinin policët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu