SHKODËR- Nga të shtënat me armë në Shkodër nuk ka asnjë të plagosur. Burime bëjnë me dije se autori ka qëlluar drejt një makine të parkuar me targa angleze me një pistoletë.
Autori i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që në makinën që është qëlluar janë gjetur dy gëzhoja plumbash.