Të shtënat në Universitetin e Pragës – Raportohet për 11 të vdekur dhe 20 të plagosur! Autori ekzekutohet

0

Një sulm i përgjakshëm me snajper në Universitetin e Pragës ndodhi pasditen e së enjtes.

Sipas policisë çeke, disa persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur .

Sulmuesi u neutralizua.

Mediat çeke raportojnë për 11 të vdekur dhe 20 të plagosur, por nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet.

Ngjarja ka ndodhur në Shkollën e Arteve të Universitetit Charles në qendër të Pragës. E gjithë ndërtesa në sheshin Jan Palah është duke u evakuuar dhe zona përreth është rrethuar.

Policia çeke tha në Twitter se “njerëz u vranë dhe të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë”. Në të njëjtën kohë, autoritetet apelojnë banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Videot dhe imazhet e publikuara në internet dhe në mediat lokale tregonin dhjetëra të rinj që iknin nga universiteti.

Sipas raportimeve të mediave lokale, sulmuesi përdori një snajper.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu